Përfundon pjesa e parë/ Tirana dominon ndaj Dudelange, por nuk shënon

Përfundon pjesa e parë/ Tirana dominon ndaj Dudelange, por nuk shënon

20:56, 12/07/2022

Ka përfunduar pjesa e parë mes Tiranës dhe Dudelange, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në turin e parë të Champions League.

Bardheblutë krijuan raste të shumta për gol, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Ekipi kryeqytetas ka bërë një lojë shumë të bukur dhe plot emocione. Miqtë patën disa kundërsulme të rrezikshme por për fatin e mirë nuk rezultuan të dëmshme.

Gjithashtu gjatë kësaj pjese të parë pati dhe tensione si nga tifozeria dhe nga stoli i Tiranës. Gjyqtari spanjoll nuk ka akorduar disa faulle në favorin e Tiranës dhe kjo gjë ka bërë që të krijohet revoltë në stadium. Disa tifozë madje hodhën dhe disa sende në fushën e lojës.

Me këtë ritëm, Tirana është në rrugën e duhur por duhet të shënojë patjetër, të përmbysë rezultatin.

Statistikat:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco