Champions League/ Tirana kërkon përmbysjen ndaj Dudelange, Shehi cakton titullarët

Champions League/ Tirana kërkon përmbysjen ndaj Dudelange, Shehi cakton titullarët

19:04, 12/07/2022

Në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet ndeshja e kthimit në turin e parë të Champions League mes Tiranës dhe Dundelage.

Një sfidë ku kampionët e Shqipërisë do të tentojnë përmbysjen e madhe, pas disfatës 1-0 në Luksemburg.

Trajneri Orges Shehi ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion sa i përket pozicioneve, ndërsa risi është aktivizimi i Hilës titullar, duke ditur që Limaj është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e parë.

Mbrojtja është rikompozuar me Tosevski në të djathta, Ismajlgeci në të majtë dhe dyshja Behiratche-Najdovski në qendër. Në mesfushë rreshtohen Totre, Aleksi dhe Hila, ndërsa në sulm, në mbështetje të Seferit, Xhixha dhe Devid.

Tirana – Dudelange (Air Albania)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco