Erik ten Hag e nis me këmbën e mbarë, Manchester United mposht Liverpoolin në një ndeshje miqësore

Erik ten Hag e nis me këmbën e mbarë, Manchester United mposht Liverpoolin në një ndeshje miqësore

17:28, 12/07/2022

Skuadra e Manchester United filloi përgatitjet për sezonin e ri me shumë motivim dhe në debutimin e trajnerit të ri Erik ten Hag, shënoi tre gola në 45 minutat e para kundër Liverpool-it, duke paralajmëruar gjëra të mëdha në epokën e re të klubit, teksa në fund fitoi 4-0.

Pas vetëm 13 minutash, Sancho kaloi në epërsi Djajtë e Kuq dhe menjëherë pas kësaj, në minutën e 30-të, Fred shënoi golin e dytë dhe në këtë mënyrë dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Old Trafford.

Pjesa e parë e shkëlqyer e Manchester United u kurorëzua me golin e Martial në minutën e 33-të, pas një përballje të shkëlqyer me portierin Alisson.

Duke marrë parasysh paraqitjen shumë të dobët të lojtarëve të tij, Klopp bëri nëntë ndryshime në minutën e 32-të dhe duhet thënë se Alisson, Henderson, Firmino dhe Diaz ishin ndër yjet më të mëdhenj në formacionin e parë.

Nga ana tjetër, United e nisi ndeshjen me një formacion shumë më të fortë dhe me siguri kjo është arsyeja për një paraqitje kaq bindëse në pjesën e parë.

Në fund rezultati përfundimtar ishte 4-0 për Manchester United, teksa Pellistri shënoi gol në minutën e 76-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco