Mesut Ozil nis bisedimet me rivalin e Fenerbahçes

Mesut Ozil nis bisedimet me rivalin e Fenerbahçes

17:38, 12/07/2022

Mesut Ozil do të vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.

“NTVSpor” raportoi këtë të hënë se Fenerbahçe dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ish-futbollisti  i Gjermanisë ishte përjashtuar nga klubi në sezonin e kaluar dhe Fenerbahçe nuk e fali.

Ozil nuk u përfshi në skuadër as pas ardhjes së trajnerit të ri, Jorge Jesus.

Mediat turke raportojnë se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Dhe, tani “NTVSpor” ka raportuar se 33-vjeçari mund të mbetet në Turqi, pasi është në kontakte me Istanbul Basaksehir.

Nëse zyrtarizohet shkëputja e kontratës, atëherë ish-mesfushori i Arsenalit mund të nënshkruajë me klubin e radhës si lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco