Lewandowski shfaqet në Munich, u krijua një situatë e tensionuar në të cilën askush nuk 'di si të sillet'

Lewandowski shfaqet në Munich, u krijua një situatë e tensionuar në të cilën askush nuk 'di si të sillet'

17:18, 12/07/2022

Sipas asaj që“Bild” shkruan  Robert Lewandowski sillet si profesionist në fillimet e përgatitjeve me Bayern, edhe pse të gjithë e kanë të qartë se ai dëshiron të largohet me gjithë zemër nga klubi dhe të vazhdojë karrierën në Barcelonë.

Të hënën, Lewandowski iu bashkua përgatitjeve të Bayernit për sezonin e ardhshëm, ndonëse shpresonte që ndërkohë Barcelona të përfundonte transferimin e tij dhe të paguante 50 milionë eurot e kërkuara. Megjithatë, Bild shkruan se në asnjë moment nuk ka vendosur për asnjë lloj bojkoti, por se është kthyer në Mynih pa familjen.

Polaku i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe ende nuk është paraqitur në stërvitje, ndërsa Bild shkruan se trajneri Julian Nagelsmann dhe lojtarët e Bayernit janë të vetëdijshëm për situatën e tensionuar, por se në klub është krijuar një atmosferë e shëmtuar ku askush nuk di si ta trajtoj Lewandowskin.

Mediat nga Polonia, nga ana tjetër, publikuan informacione se polaku ka marrë disa kërcënime me jetë ditët e fundit dhe se nuk ndihet rehat në një situatë ku dëshiron vetëm të largohet nga klubi.

Lewandowski është 34 vjeç dhe ka edhe një vit kontratë me Bayernin, ndaj duket qartë se çmimi prej 50 milionësh që kërkon Bayerni është mjaft i lartë. Me situatën financiare në të cilën ndodhet Barcelona, ​​kuptohet pse transferimi nuk mund të realizohej pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco