Matic prezantohet te Roma, mesfushori serb tregon arsyen e transferimit te klubi italian

Matic prezantohet te Roma, mesfushori serb tregon arsyen e transferimit te klubi italian

18:30, 04/07/2022

Mesfushori serb, Nemanja Matic është prezantuar ditën  e sotme  te Roma.

Në daljen e tij të parë për mediat është shfaqur mjaft entuziast për këtë aventurë të re me klubin italian.

Me Mourinhon njihemi mirë dhe jam i lumtur që ritakohemi këtu. Jam këtu prej tij, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, që është gjithmonë tërheqës për lojtarët dhe kështu ka qenë edhe për mua.

Mendoj që skuadra ka lojtarë cilësore dhe të rinj të talentuar që mund të jenë të rëndësishëm në të ardhmen. Mezi pres që të filloj këtë aventurë”, ka thënë mes të tjerash mesfushori, që u largua nga Manchester United për tu bashkuar me Romën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco