Lukaku mbyll para kohe pushimet për t’iu bashkuar sa më parë Interit

Lukaku mbyll para kohe pushimet për t’iu bashkuar sa më parë Interit

09:15, 27/06/2022

Tek Interi ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin e Romelu Lukakut.

Interi beson se nuk do të ketë vonesa të tjera lidhur me firmën dhe rikthimin e 29-vjeçarit, por brenda së mërkurës mbrëma tifozët zikaltër pritet që të jenë të shumtë në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen njeriut të titullit në sezonin 2020-2021.

Madje, nga burime pranë lojtarit thonë se ai ka vendosur të mbyllë përpara kohe edhe pushimet e tij, për të zbarkuar sa më shpejt në Milano.

Pas akordit me Chelsean për huazimin njëvjeçar prej 8 milionë eurosh, plus bonuse, zikaltrit kanë edhe disa çështja delikate për të zgjidhur.

Nëse për largimet duhet sistemuar fillimisht Milan Skriniar te PSG-ja, për afrimet është tema “Dybala” e cila duhet qartësuar.

Argjentinasi është lënë në pritje, derisa të zgjidhej prioriteti Lukaku.

Për Dybala oferta ka ngecur te 5 milionë eurot neto, plus 1 milion bonuse, për një numër të caktuar prezencash që duhet të arrijë argjentinasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco