Florentino Perez për Mbappé: Ja çfarë ndodhi në të vërtetë

Florentino Perez për Mbappé: Ja çfarë ndodhi në të vërtetë

09:55, 16/06/2022

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, ishte i ftuar në emisionin El Chiringuito, ku foli për prapaskenat në lidhje me Kylian Mbape.

“Mbappé kishte një ëndërr, ai donte të luante për Real Madridin, ne donim ta merrnim në gushtin e kaluar, por ata nuk donin ta shisnin atë. Me kalimin e muajve ai ka përsëritur vullnetin e tij, por në 15 ditë ka ndryshuar gjithçka. Nga njëra anë për shkak të presionit politik, nga ana tjetër për aspektin ekonomik”, ka deklaruar presidenti i kampionit aktual europian, transmeton Syri.net

“Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë, nuk ka njeri mbi Real Madridin. Mbappe është një lojtar i madh, por futbolli është një sport kolektiv, ka vlera dhe parime që nuk mund të ndryshojnë. Nuk është nënshkruar parakontratë, sepse eshte në kundershtim me rregullat, nuk mund të bëhet pa autorizimin e klubit që shet”, ka zbuluar Perez./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco