Barcelona përgatit ofertën e dytë për Robert Lewandowskin

Barcelona përgatit ofertën e dytë për Robert Lewandowskin

09:37, 16/06/2022

Pasi përfundoi telenovela “Mbappe”, prej disa javësh tashmë vëmendjen kryesore të botës së futbollit e ka marrë Robert Lewandowski.

Polaku dëshiron të transferohet te Barcelona, por Bayern Munchen është bërë pengesë për këtë lëvizje të sulmuesit.

Duke mos dashur largimin e tij, bavarezët nuk kanë pranuar ofertën e parë të katalanasve që ishte plot 32 milionë euro.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve spanjolle klubi “Blaugrana” po përgatit një ofertë të dytë që shkon në rreth 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit.

Vlen të theksohet se Bayerni do e lërë të lirë 33-vjeçarin vetëm në rast se siguron shërbimet e Sadio Mane, me Liverpoolin që kërkon 42.5 milionë paundë për senegalezin.

Gjendur në këtë situatë klubi gjerman do kërkojë të paktën të mos ketë humbje nga këto ndryshime.

Ndërkohë, përveç shifrës Barça ka edhe një problem tjetër për të bërë të mundur afrimin e sulmuesit në “Camp Nou” dhe ajo është konkurrenca me Paris Saint-Germain, që po ashtu kohët e fundit ka shfaqur interes të lartë për polakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco