VIDEO/ Agravon situata, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë holandezët tek '21 dhjetori'

23:45, 24/05/2022

Policia e Tiranës ka përdorur gaz lotsjellës këtë mbrëmje për të shpërndarë turmën e tifozëve holandezë në zonën e '21 dhjetorit'.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Syri.Net një prej policëve civilë nxjerr edhe armën për të trembur tifozët.

Disa prej tifozëve të dhunshëm ja futur në furgon nga policët civilë ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në komisariate.

E gjitha kjo po ndodh në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’. Tifozët e Feyenoord njihen si të dhunshëm ndërsa këtë mbrëmje kanë bllokuar rrugët e Tiranës.

Gjashtë efektivë policie mësohet se janë plagosur. Ndërsa një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e 9-katësheve ku holandezët u përplasën me karrige dhe grushte, ndërsa një person mbeti i plagosur rëndë.

Tifozët e dy skuadrave kanë bllokuar rrugët 'Mustafa Matohiti', janë përplasur tek Pallati me Shigjeta dhe zona e 21 Dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco