Champions/ Bayern bie në Spanjë, Real Madrid dhe Benzema shkëlqejnë në Londër

Champions/ Bayern bie në Spanjë, Real Madrid dhe Benzema shkëlqejnë në Londër

22:53, 06/04/2022

U luajtën mbrëmjen e sotme dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid shkatërroi 3-1 Chelsean në “Stamford Bridge”, falë një Karim Benzema të papërmbajtshëm.

Sulmuesi francez  bëri gjithçka vetë në Londër, teksa realizoi tre gola për “Los Blancos” në minutat 21, 24 dhe 46. Golin e vetëm për “Blutë e Londrës” e shënoi Kai Havertz në minutën e 40-të.  

Në sfidën tjetër, Bayern u mund me rezultatin 1-0 nga Villareal në “Estadio de la Ceramica”.

“Nëndetësja e Verdhë” kaloi shumë shpejtë në avantazh me anë të Danjuma në minutën e 8-të. Pavarësisht rasteve të krijuara nga bavarezët, spanjollët arritën të ruajnë epërsinë duke marrë një fitore të madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco