Milani dhe Interi konfirmojnë planin për të zhvendosur stadiumin e ri jashtë qytetit

Milani dhe Interi konfirmojnë planin për të zhvendosur stadiumin e ri jashtë qytetit

22:40, 06/04/2022

Gjigantët italianë të futbollit Milan dhe Inter kanë konfirmuar një plan për t'u transferuar në një stadium të ri, edhe nëse kjo nënkupton zhvendosjen e shtëpisë së tyre të re jashtë Milanos.

Klubet kanë miratuar projektin për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e San Siros, por stadium i ri nuk do të përfundojë para vitit 2027 sepse do të presë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026.

Është propozuar edhe një projekt alternativ për një stadium pranë Milanos, në qytetin Sesto San Giovanni.

Kryebashkiaku konfirmoi projektin disa javë më parë, teksa Interi dhe Milani tani kanë konfirmuar se mund të largohen nga Milano.

"Stadiumi i ri është për të gjithë, jo vetëm për tifozët. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se burokracia në Itali nuk është e dobishme. Interi dhe Milani kanë të njëjtin vizion dhe ambicie. Stadiumi i ri është një përbërës themelor për një qytet si Milano. Problemi është se ky projekt i përket Interit dhe Milanit, jo bashkisë së Milanos. Një nga arsyet që ne po kërkojmë alternativa jashtë qytetit është se projekti do të ishte më i shpejtë. Jemi duke kërkuar për stadiumin e ri, " tha Paolo Scaroni për mediat italiane.

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala publikoi së fundmi një dokument të nënshkruar nga drejtorët e klubeve, duke riafirmuar angazhimin e tyre për ndërtimin e një stadiumi në zonën e San Siros, por projekti duhet të miratohet pas një dëgjimi publik që përfshin qytetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco