Dhuna ndaj portierit në Kosovë/ Disiplina merr vendim për ndeshjen Gjilani - Ballkani

Dhuna ndaj portierit në Kosovë/ Disiplina merr vendim për ndeshjen Gjilani - Ballkani

20:57, 06/04/2022

Ballkani merr atë që i takon në rastet e dhunës në futboll. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka marrë fitoren në tavolinë 3-0 pas trazirave dhe ngjarjeve të turpshme në javën e 27-të të Superligës në Kosovë, një rezultat që e çon edhe më pranë titullit skuadrën e Ballkanit.

Kujtojmë që në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat për vendasit kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, ku e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja.

Kështu Komisioni i Garave në Kosovë ka dhënë vendimin duke argumentuar sanksionet ndaj ekipit vendas të Gjilanit që ka dështuar të përmbushë disa detyra.

“Gjatë administrimit të gjitha shkresave në lëndë dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave konstatoj se sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje sipas detyrës zyrtare. Në bazë të nenit 23 dhe 24 të Propozicioneve të Garave, organizimin e ndeshjes e bën klubi nikoqir përmes zyrtarëve të vet, përfaqësuesit zyrtar dhe përfaqësuesit për siguri dhe të njëjtit si përfaqësues të SC Gjilani kanë dështuar në organizimin e kësaj ndeshje dhe si pasojë e kësaj kishte hyrje të shikuesve në fushë, dy nga të cilët sulmuan fizikisht-shqelmuan lojtarin (portierin) e FC Ballkani me nr.77 Stivi Frashëri, me ç`rast vije deri te ndërprerja e ndeshjes në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1.

Bazuar në nenin 59, paragrafi 1 i propozicioneve të garave: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve apo lojtarëve, e njëjta do të regjistriohet me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të ekipit të dëmtuar, pranadaj duke u bazuar në këtë nen ekipi i dëmtuar në këtë ndeshje është FC Ballkani, kështu që ndeshjen e javës së 27-të në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, Komisioni i Garave e regjistron me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit do të inicohet procedura disiplinore”.

Me këtë fitore në tavolinë, Ballkani shkon në kuotën e 57 pikëve, 8 më shumë se Drita e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco