Champions League/ Chelsea - Real Madrid, Tuchel dhe Ancelotti rreshtojnë titullarët

Champions League/ Chelsea - Real Madrid, Tuchel dhe Ancelotti rreshtojnë titullarët

20:07, 06/04/2022

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve vijojnë këtë të mërkurë me supersfidën mes Chelseat dhe Real Madridit.

Në shtëpi, Thomas Tuchel hedh në fushë formacionin 3-5-2 me Edouard Mendy në katërkëndëshin e portës. Përpara tij, Andreas Christensen, Thiago Silva dhe Antonio Rüdiger formojnë mbrojtjen ndërsa Reece James dhe Cesar Azpilicueta luajnë rolet e pistonëve. N'Golo Kante, Jorginho dhe Mason Mount aktivizohen në mesfushë. Në sulm, Kai Havertz mbështetet nga Christian Pulisic.

Nga ana tjetër, Ancelotti luan me formacionin 4-4-2 me Thibaut Courtois në portë pas Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba dhe Ferland Mendy. Casemiro është pozicionuar si “rojtar” me Federico Valverde, Luka Modric dhe Toni Kroos. Në sulm, Vinicius Junior është i lidhur me Karim Benzema.

Formacionet zyrtare:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco