VIDEO/ 'Stema e klubit është e shenjtë', UEFA nderon Suarez për veprimin e tij

VIDEO/ 'Stema e klubit është e shenjtë', UEFA nderon Suarez për veprimin e tij

19:00, 06/04/2022

Futbollisti i njohur uruguaian, Luis Suarez nuk luajti në ndeshjen e parë të 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të thjeshtë.

Suarez dikur tërhiqte vëmendjen për lëvizjet josportive brenda dhe jashtë fushës, por këtë herë sulmuesi i njohur tregoi respekt të madh për Manchester City-n.

Me të mbërritur në stadium, uruguaiani u gjend papritur mbi stemën e madhe të Manchester Cityt. Në momentin që pa stemën, ai u kujdes që të mos shkelë mbi të, teksa me veprimin e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

UEFA e uroi Luis Suarez për respektin e tij ndaj rivalit dhe shumë tifozë shfaqën pëlqimin e tyre me veprimin e uruguaianit.

Atletico Madridi u mposht me rezultatin minimal 0-1 në Etihad në ndeshjen e parë, kështu që ai dhe skuadra e tij kanë një shans real në ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco