Agim Ademi në shtëpinë e të parit të futbollit evropian, konfirmohet vizita në pranverë e Çeferinit

Agim Ademi në shtëpinë e të parit të futbollit evropian, konfirmohet vizita në pranverë e Çeferinit

19:30, 23/01/2022

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë vizitës në Slloveni, pas takimit me kreun e Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatovic, në orët e pasdites është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në shtëpinë e këtij të fundit në Grosuplje, në një ambient të shkëlqyeshëm.

Gjatë këtij takimi, Ademi e njoftoi kreun e UEFA-s për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme. Po ashtu, ia prezantoi programin e planet e FFK-së nën udhëheqjen e tij dhe strategjinë e futbollit 2022-2026, si dhe paraqiti kërkesat për mbështetjen e projekteve dhe ideve të tij dhe KE të FFK-së.

Presidenti Ceferin e përgëzoi presidentin e FFK-së për punën e bërë. Atij i pëlqyen idetë e paraqitura dhe u dha mbështetje të gjitha projekteve. Ai u interesua në detaje për punën e deritashme dhe vazhdimësinë e projekteve.

Po ashtu, kreu i UEFA-s e priti me kënaqësi dhe dëshirë të madhe ftesën nga presidenti Ademi për ta vizituar Kosovën dhe për ta inauguruar punën e bërë deri më tash.

Numri një i futbollit evropian konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë, si dhe shumë fusha stërvitore, të cilat janë financuar nga programi “HatTrick” i UEFA-s. Ai gjithashtu do të inaugurojë fillimin e realizimit të projekteve në vazhdim. Presidenti Çeferin edhe një herë shprehu admirimin e tij për shtetin e Kosovës dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë me FFK-në.

Ai e vlerësoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe e inkurajoi të vazhdojë me ritëm dhe motiv të njëjtë. Ndërkaq, kreu i FFK-së e falënderoj presidentin e UEFA-s në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë për udhëheqjen brilante të institucionit evropian të futbollit dhe për përkrahjen e vazhdueshme të FFK-së, por edhe federatave tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco