Ademi takoi kreun e Federatës sllovene të futbollit

Ademi takoi kreun e Federatës sllovene të futbollit

19:29, 23/01/2022

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në vazhdën e vizitës së tij disaditore në Evropë, ka takuar në Lubjanë homologun e tij slloven, Radenko Mijatovic.

Gjatë këtij takimi të përzemërt krerët e futbollit të dyja vendeve diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në segmente të ndryshme në të ardhmen, me qëllim të progresit të futbollit.

Ata vunë në pah raportet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehën interesimin që këto raporte t’i thellojnë me projekte konkrete.

Ceferin pret Ademin në shtëpinë e tij, konfirmon vizitën në Kosovë në pranverë

Njëherësh, gjatë vizitës në Slloveni, Ademi është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në shtëpinë e këtij të fundit në Grosuplje, ku e njoftoi për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme.

Numri një i futbollit evropian e priti me kënaqësi dhe dëshirë të madhe ftesën nga presidenti Ademi për ta vizituar Kosovën dhe për ta inauguruar punën e bërë deri më tash. Ai e konfirmoi vizitën në Kosovë në pranverë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco