FOTO/ Fitoi titullin kampion bote në Formula 1, Verstappen feston me të dashurën dhe miqtë e tij në një jaht luksoz

FOTO/ Fitoi titullin kampion bote në Formula 1, Verstappen feston me të dashurën dhe miqtë e tij në një jaht luksoz

19:39, 14/12/2021

Pasi fitoi titullin e kampionit të Botës në F1 në mënyrën më dramatike në Abu Dhabi, Max Verstappen mund të “falet” për festën e organizuar deri në orët e para të mëngjesit.

Festimi në pistë u zhvendos në një jaht luksoz ku iu bashkua e dashura Kelly Piquet dhe miqtë e ngushtë Stan Pex dhe Gianpiero Lambiase.

Ka qenë e dashura e tij Kelly Piquet, vajza e ish-kampionit të botës, Nelson Piquet, e cila ka postuar foto nga festa e tyre në Instagram.

Sipas Sky Sports, Verstappen festoi në shoqërinë e miqve deri në orën 7 të mëngjesit.

Image

Piquet është në një lidhje me Verstappen që nga fillimi i këtij sezoni dhe është interesant fakti se ajo është edhe nëntë vjet më e madhe se ai. E lindur në Homburg, ajo ka qenë më parë e lidhur me pilotin e Formula 1, Daniil Kvyat (27), dhe së bashku kanë një vajzë Penelope (2).

Sezoni i ardhshëm i Formula 1 fillon më 20 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco