Manchester United fiton me përmbysje ndaj Arsenal, shkëlqen Cristiano Ronaldo

Manchester United fiton me përmbysje ndaj Arsenal, shkëlqen Cristiano Ronaldo

23:21, 02/12/2021

Manchester United ka triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Arsenal në “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premier League.

“Topçinjtë” e nisën mirë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh në minutën e 13-të, me anë të Emile Smith Rowe, goli që me siguri do të flitet gjatë pasi portieri i United, David De Gea u dëmtua dhe ishte shtrirë në fushë gjatë aksionit. Gjyqtari Martin Atkinson ishte i pavendosur dhe kolegët e tij nga dhoma VAR vendosën që goli ishte i rregullt.

Fred, i cili dëmtoi De Gean në golin e parë, “shleu gabimin” dhe në minutën e 44-të asistoi Bruno Fernandes, i cili shënoi për 1-1.

Në minutën e 52-të United kaloi në avantazh. Pas kundërsulmit, Marcus Rashford pasoi në të djathtë dhe ia dërgoi topin Cristiano Ronaldos, i cili gjuajti direkte dhe shënoi për 2-1. Ky ishte goli i 800-të i portugezit në karrierë.

Vetëm tre minuta më vonë, Arsenal barazoi rezultatin me anë të Martin Odegaard. Sonte, Ronaldo i frymëzuar posaçërisht u siguroi tri pikët skuadrës së tij në Old Trafford. Gjyqtari Atkinson, në konsultim me kolegët e dhomës së VAR-it, akordoi një penallti pas faullit të Odegaard ndaj Fred dhe Ronaldo goditi me forcë penalltinë në mes të portës dhe shënoi për 3-2 p.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Michael Carrick në pankinën e United si zgjidhje e përkohshme dhe të dielën në duelin kundër Crystal Palace Djajtë e Kuq do të drejtohen nga Ralf Rangnick, i cili sonte ishte në tribunat e Old Trafford.

Manchester United - Arsenal 3:2 (Fernandes 44', Ronaldo 52', penallti 70' - Smith Rowe 13', Odegaard 54')

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco