VIDEO/ De Gea i shtrirë në tokë, Arsenal ndëshkon Man United me një gol të çuditshëm

VIDEO/ De Gea i shtrirë në tokë, Arsenal ndëshkon Man United me një gol të çuditshëm

21:54, 02/12/2021

Arsenal po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Manchester United në Old Trafford, falë golit të shënuar nga Emile Smith Rowe.

Mirëpo, goli i shënuar nga Rowe mund të quhet disi i pazakontë, pasi erdhi në një mënyrë të çuditshme. Pas një goditje nga këndi për Arsenalin, Fred shkeli portierin e United, David De Gea, i cili u rrëzua menjëherë në fushë dhe nuk u ngrit.

Topi largohet nga zona, me  Mohamed Elneny ia pason Emile Smith Rowe, i cili gjuajti direkt dhe e dërgoi topin në portën e zbrazët.

Gjyqtari Martin Atkinson kërkoi ndihmë nga dhoma e VAR-it nga ku mori konfirmimin se goli ishte i rregullt dhe tregoi me gisht në qendër.

Atkinson e pa që De Gea ishte i dëmtuar dhe nuk po e mbronte topin, ndaj mbetet dilema nëse duhej ta kishte ndërprerë ndeshjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco