Ancelotti lartëson Courtois: Është portieri më i mirë në botë sot për sot

Ancelotti lartëson Courtois: Është portieri më i mirë në botë sot për sot

21:18, 02/12/2021

Trajneri Real Madrid, Carlo Ancelotti ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër

Real Madrid arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të (ndeshje e prapambetur) në La Liga.

Me këtë triumf, “Los Blancos”  blindoi vendin e parë në kampionatin spanjoll dhe meritë kishte edhe portieri Thibaut Courtois, i cili mbajti portën të paprekur.

Pas ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti thuri elozhe për portierin e skuadrës së tij, duke e cilësuar si më të mirë në qarkullim: “Kam pasur fatin që kam portierë të mëdhenj këtu te Real Madrid, si Casillas dhe Diego Lopez, ose po mendoj për Buffon, Cech dhe Neuer të cilët i kam trajnuar në klube të tjera gjatë karrierës sime. Thibaut Courtois është padyshim ndër më të mirët, pa dyshim ai është portieri më i mirë në botë sot për sot”, deklaroi trajneri i Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco