Formacionet zyrtare/ Manchester United - Arsenal, Ronaldo luan titullar

Formacionet zyrtare/ Manchester United - Arsenal, Ronaldo luan titullar

20:19, 02/12/2021

Nën sytë e Ralf Rangnick, trajner i përkohshëm i pranishëm në tribunat e Old Trafford, i cili do të nisë aventurën e tij në stolin e Djajve të Kuq të dielën, kundër Crystal Palace, Manchester United pret Arsenalin për ndeshjen e javës së 14-të në Premier League.

Të 10-tët në renditje, United përballet me Topçinjtë që nëse fitojnë sonte do t'i bashkohen katërshes së madhe.

Për këtë takim dhe për të fundit në stolin e “Djajve të kuq”, Michael Carrick është privuar nga Pogba, Varane dhe Cavani. Ai zgjedh të luaj me formacionin 4-2-3-1. Ndryshe nga ndeshja e fundit (kundër Chelsea), Cristiano Ronaldo të luaj titullar në këtë takim.

Nga ana tjetër, Mikel Arteta vijon me 4-4-1-1 e tij të famshëm. Saka dhe Lonkonga dalin nga njëmbëdhjetësha, teksa zëvendësohen nga Martinelli dhe Elneny.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco