Guardiola vlerëson Silvën: Është më i miri, një lojtar i një tjetër niveli

Guardiola vlerëson Silvën: Është më i miri, një lojtar i një tjetër niveli

20:02, 02/12/2021

Rrugët mes Manchester City dhe Bernardo Silvës mund të ishin ndarë, pasi ylli portugez kërkoi largimin, madje emri i tij u lakua edhe për një kalim të mundshëm te Milani.

Por papritur me urdhër te Pep Guardiolës, drejtuesit e Manchester City e nxorën nga merkato Bernardo Silvën dhe bënë zgjedhjen e duhur pasi deri tani portugezi ka zhvilluar një sezon për t’u vendosur në kornizë me Citiziens. Me 5 gola në 13 ndeshje me Citiziens në Premier League, i fundit në fitoren 1-2 ndaj Aston Villas, Silva është në superformë dhe për këtë marrë vlerësimet e trajnerit Pep Guardiola.

“Është më i miri, ishte edhe para tre vitesh kur arritëm kuotën e 98 pikëve në kampionat, dhe është ende edhe sot. Ka shënuar një gol fantastik ndaj Aston Villas. Kur një lojtar ka këto cilësi siç i ka Bernardo Silva, varet vetëm nga ai. Ai është një lojtar i një tjetër niveli, më i miri i Premier League për mendimin tim”, theksoi Pep Guardiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco