Truprojat e Ronaldos janë në telashe të mëdha, shkak puna e paligjshme për portugezin

Truprojat e Ronaldos janë në telashe të mëdha, shkak puna e paligjshme për portugezin

19:48, 02/12/2021

Dy truprojat Cristiano Ronaldo, Sergio dhe Jorge Ramalheir, janë hetuar nga policia,  me akuzën e punës së paligjshme, raportojnë mediat portugeze.

Ronaldo dhe familja e tij mbrohen nga binjakë që shërbyen si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan, dhe revista e famshme portugeze Flash raportoi se Cristiano i punësoi binjakët,  pasi ata i kërkuan Policisë së Sigurisë (PSP) të largoheshin nga puna, për t'u angazhuar në interesa të tjera.

Mirëpo, tashmë ndaj tyre ka nisur një hetim për faktin se ata kanë punuar dy herë për Ronaldon në Lisbonë në mënyrë Ilegale. Për shkak se kryenin punë të sigurisë private pa lejen e policisë, dy binjakët tani do të përballen me gjyq dhe dënime të rënda.

Vepra dënohet nga një deri në pesë vjet burg në Portugali dhe mund të merren masa disiplinore nëse kthehen në PSP.

Prandaj spekulohet se Ronaldo së shpejti do të duhet të kërkojë sërish truproja të rinj.

Sigurimi i ri i Ronaldos ra në sy, kur ata e shoqëruan portugezin në aeroportin e Mançesterit përpara ndeshjes në Champions League kundër klubit zviceran Young Boys.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco