Muçi mban në ankth Legian, sulmuesi shqiptar pëson dëmtim në ndeshjen ndaj Leicester

Muçi mban në ankth Legian, sulmuesi shqiptar pëson dëmtim në ndeshjen ndaj Leicester

10:26, 26/11/2021

Frikë dhe ankth për gjëndjen e Ernest Muçit. Titullar në King Power Stadium në sfidën përballë Leicester, sulmuesi i kombëtares shqiptare u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi duke u ndalur në momentin më të mirë të formës. E premtja do të jetë dita e të vërtetës me Muçin që do t’u nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por e sigurt duket mungesa e sulmuesit të talentuar për disa kohë.

Muçi doli nga fusha duke çaluar pasi përdrodhi keq kyçin e këmbës duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet. Te Legia po kryqëzojnë gishtat që dëmtimi i shqiptarit të jetë në një shkallë të lehtë dhe Muçi të mos mungojë për një kohë të gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco