Klopp, sherr me gazetarin: Nuk e ofendova Afrikën

Klopp, sherr me gazetarin: Nuk e ofendova Afrikën

15:26, 25/11/2021

Pas fitores së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Portos (2-0) , Jurgen Klopp u paraqit në konferencën për shtyp, ku pati një debat me një gazetar, i cili e akuzoi atë se e kishte përkufizuar në një konferencë të mëparshme Kupën e Afrikës një turne të vogël, duke e ftuar të kërkonte falje.

Klopp ndërkohë ju përgjigj akuzave duke shpjeguar: “As që mund ta çoja ndër mend që të thoja se Afrika dhe turneu i saj janë të vegjël. Kam thënë se nuk ka pauza për kombëtaret deri në mars dhe pastaj shtova, ‘Oh jo, është edhe një turne i vogël në janar’, por kjo ishte e thënë në mënyrë ironike. Natyrisht që është një kompeticion i madh, shkojnë aty lojtarët e mi më të mirë. Nuk do të mendoja kurrë diçka të tillë. Nuk ishte synimi im, por ti nxore diçka prej kësaj deklarate, dhe për të qenë i ndershëm, kjo nuk është e mirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco