Ibrahimovic: Jam i lumtur, më në fund do të luajë sërish për Suedinë

Ibrahimovic: Jam i lumtur, më në fund do të luajë sërish për Suedinë

17:58, 09/11/2021

Sulmuesi suedez është rikthyer sërish te Kombëtarja.

 

Sulmuesi suedez është rikthyer sërish te Kombëtarja.

Zlatan Ibrahimovic është ftuar për dy duelet e radhës të Suedisë me Gjeorgjinë dhe Spanjën.

40-vjeçari në konferencën për media është shprehur tejet i lumtur që do të luajë sërish për vendin e tij.

“Ndihem mirë, më në fund do të luajë për Suedinë”.

“Çdo ditë e njoh më mirë trupin tim. Ai po plaket, koka i bëhet më e re dhe unë po bëhem më i pashëm. Ka gjëra të reja çdo ditë”, tha Zlatan me shaka.

Pas gati pesë vitesh larg kombëtares, “Ibra” njoftoi rikthimin e tij në mars, dhe luajti dy ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022 në Katar, përpara se të lëndohej në gju.

“Ishte e vështirë. Ishte një nga gjërat që e prisja dhe më mungonte të luaja. Por duhej të isha i sinqertë me veten. Nuk isha 100% gati”.

“Të gjithë duan të luajnë, por mendoj se duhet të kem një ekuilibër në kohën time të lojës, për shkak të lëndimeve nga të cilat vij”.

“Nëse gjej ekuilibrin e duhur, duhet të jem në gjendje të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Ibrahimovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco