Steven Gerarrd afër rikthimit në Premier League si trajner

Steven Gerarrd afër rikthimit në Premier League si trajner

16:28, 09/11/2021

Steven Gerrard që menaxhon Glasgow Rangers e pas një dekade telashe e bëri kampion të Skocisë është i kërkuar tani si i pari për stolin e klubit anglez Aston Villa që ka shkarkuar Dean Smith.


Hierarkia e klubit anglez shkarkuan trajnerin Smith të hënën dhe menjëherë ia kanë mësyrë që ta sjellin Steven Gerrard që ka bërë punë shumë të mirë në Skoci. Gerarrd njihet mirë me ish drejtorin të ‘The Reds’  Christian Purslow, që tani është drejtori ekzekutiv në Villa.

Por ka edhe kandidatë të tjerë që po shqyrtohen por mediat angleze kanë mësuar se ish kapiteni legjendar i Liverpool është i pari në listë.

The Athletic ka spekuluar se nisma nuk vjen nga ana e Gerrard por nga vet klubi Aston Villa, ku punojnë  disa miq dhe bashkëpunëtorë të Gerarrd nga koha sa ai paraqitej në Anfield.

Gerarrd ka kohë që konsiderohet si trashëgimtari i Jurgen Klopp nga romantikët e Merseyside por edhe nga ata më racional pas punës së tij të mirë dhe aftësitë e tij udhëheqëse. Por vet kryesia e tanishme e Liverpool nuk janë aspak romantik por pragmatik e realist dhe këtu portali anglez i sportit spekulon se një përvojë e Gerarrd në Premier League do të ishte e nevojshme para se t’i besohej klubi pas Klopp.

Sipas gazetarëve të The Athletic nuk ka vend më të mirë pune në Premier League për momentin dhe ndoshta nuk do të ketë për një kohë, duke e konsideruar rast shumë të mirë për Gerarrd. Ata shtuan se kjo do të dëmtonte trashëgiminë e tij në Glasgow gjithsesi.

Ish mesfushori anglez i Liverpool ishte tunduar sa ishte futbollist të largohej drejt atëherë klubit më të pasur dhe më ambicioz në botë, Chelsea. Admirohej publikisht nga trajneri asokohe i londinezëve, Jose Mourinho. Në fund Gerarrd mbeti besnik klubit ku u rrit që nga moshat e reja dhe u bë i famshëm në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco