Në rast dështimi të pistës Mbappe, Real Madrid do kërkoi Chiesan

Në rast dështimi të pistës Mbappe, Real Madrid do kërkoi Chiesan

15:45, 09/11/2021

“Los Blancos” janë futur në garë për sulmuesin e rrezikshëm të Juventusit, të cilit do t’i skadojë huazimi dyvjeçar nga Fiorentina në fund të këtij sezoni.

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për vitin tjetër.

“Los Blancos” duket se ia kanë vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Huazimi dyvjeçar i futbollistit nga Fiorentina do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Dhe, ndërkohë Juve dhe “Viola” po diskutojnë për kalimin definitiv të përfaqësuesit italian në “Allianz Stadium”.

Sidoqoftë, Reali ka hyrë në mes dhe mund të ndryshojë komplet situata.

Chiesa është bërë lojtar i rëndësishëm i Juves.

Ai shkëlqeu edhe në Euro 2020 me Italinë sivjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco