Dikur gjyqtar i njohur në Kosovë, sot punon në qebaptore (Foto)

Dikur gjyqtar i njohur në Kosovë, sot punon në qebaptore (Foto)

14:12, 09/11/2021

I njohuri si “bugari”, pak kush e njeh si Vetoni, dikur gjyqtar i mirënjohur i futbollit dhe hendbollit, sot punëtor në qebaptore në qendër të qytetit në Ferizaj. Është Veton Selmani, ish gjyqtar i gjeneratës së sakrificës (1991-1999), pasluftës referoi një kohë të gjatë në futboll e hendboll në Superligë, gjithmonë i vlerësuar me nota të mira.

Feriz Parllaku e Veton Selmani, pothuajse një duet i pandashëm në hendboll. Në hendboll njiheshin si dyshja e famshme, po ashtu edhe në futboll kudo ishin së bashku.

I njohur si “bugari”, përderisa në fushën e futbollit e hendbollit, gjithmonë ishte në presion të lojës, mos vallë po gabon diku, edhe në zejen e qebaptores është tejet i përpiktë dhe nuk lejon ndonjë gabim eventual.

Sot jeton një jetë të qetë, pa brenga, ndonjëherë kujton kohërat e vështira të viteve të 90-ta, por gjithmonë krenarë që dhe kontribut për shtetin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco