Në momentin më të keq për Kombëtaren, Broja mungon ndaj Anglisë

Në momentin më të keq për Kombëtaren, Broja mungon ndaj Anglisë

13:59, 09/11/2021

Shqipëria ka nisur të hënën përgatitjet për sfidën më prestigjioze të fazës së grupeve të vlefshme për kualifikueset e botërorit ‘Kataar 2023’ në transfertën kundër Anglisë.

Kombëtarja jonë vjen në këtë përballje me shumë mungesa ku sot u konfirmua që pjesë e skuadrës nuk do të jetë as Broja.

Atmosfera është shumë pozitive, po ashtu dhe dëshira për të dhuruar një paraqitje të mirë në Wembley mitik. Kjo është një sfidë e lehtë për Edy Reja, nuk është e nevojshme të përgatis ekipin në aspektin psikologjik, por do ta ketë jo të lehtë të skicojë formacionin më të mirë të mundshëm, kjo e kushtëzuar nga dëmtimet. Strakosha është i pari në listë, por në këtë pikë, nuk është shumë shqetësueses, pasi Berisha ka qenë gjithnjë preference e parë.

Mungesa më e madhe është Berat Gjimshiti, ndërsa pjesa tjetër e prapavijës pritet të jetë e njëjtë me sfidën e fundit kundër Polonisë, me Veselin që do të marrin vendin e tij. Rikthehet në dispozicion Qazim Laçi, ndërsa shqetësues mbetet gjendja e Armando Brojës. Sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin pasi ka një shqetësim në kavilje, për momentin vijon të mbetet në Angli, pasi 20-vjeçari po i nënshtrohet kontrolleve tek klubi i tij Southempton. FSHF bëri me dije se Broja do të jetë në dispozicion të ekipit, por ende nuk është përcaktuar se kur.

Kujtojmë që Broja pësoi një dëmtim gjatë sfidës me Burnley, pikërisht në kyçin e këmbës që nuk e lejojë të ishte në fushë në sfidën pasuese atë kundër Watford, ndërsa ndaj Aston Vila u aktivizua vetëm 10 minutat e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco