West Ham i shkakton humbjen e parë Liverpoolit

West Ham i shkakton humbjen e parë Liverpoolit

19:58, 07/11/2021

Bie edhe “kështjella” e fundit që kishte mbetur pa “u pushtuar” në futbollin europian. Liverpooli pësoi humbjen e parë sezonale në fushën e West Ham United, me rezultatin 3-2, në javën e 11-të të Premier League-s dhe rrëshqet në vendin katërt, duke u parakaluar në renditje pikërisht nga “Hummers”.

Për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp gjithçka nisi keq, pasi që në minutën e katër Alisson ishte i pafat duke e shtyrë topin drejt rrjetës së portës së tij.

Në fund të pjesës së parë Alexander-Arnold, i shërbyer nga Salah ktheu baraspeshën në rezultat, por vendësit e kthyen shumë shpejt epërsinë me Fornals dhe Zouma, të dy të shërbyer nga Bowen.

Origi rihapi ndeshjen në minutën e 83-të, por rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura, me “Hummers” që morën një fitore të madhe, të katërtën radhazi, që i ngjit në vendin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco