Futboll Femra/ Skënderbeu merr fitoren e parë, nuk ka surpriza nga Vllaznia e Apolonia

Futboll Femra/ Skënderbeu merr fitoren e parë, nuk ka surpriza nga Vllaznia e Apolonia

19:11, 07/11/2021

Java e katërt e këtij kampionatit kombëtar të femrave është zhvilluar këtë fundjavë.

Një javë që u luajt pa ekipin e Tiranës, që bazuar në kalendarin e këtij sezoni ishte pushim.

Kështu, ndeshja e parë e kësaj jave të katërt u zhvillua në Korçë, me ekipin e Skënderbeut që arriti fitoren e parë sezonale ndaj Lushnjes.

Fillimisht ishin myzeqaret ato që kaluan në avantazh që në minutën e katërt me Gegën, ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 8-të me Potomin.

Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-1, teksa në fraksionin e dytë të lojës, Joana Nicku do të shënonte dopietë për juglindoret, duke vulosur fitoren 3-1, me korçaret që marrin kështu tre pikët e para në kampionat.

Ndërkaq, në sfidat e ditës së sotme, nuk ka surpriza nga dy pretendentet kryesore, Vllaznia dhe Apolonia, që kanë marrë fitoret e radhës.

Pas pushimit një javor, Vllaznia u rikthye në fushë, ku përballë kishte Atletik Club, në derbin shkodran që u fitua nga kampionet në fuqi. 4-0 u mbyll kjo sfidë, me gola të shënuar nga Megi Doçi, e cila realizoi dopjetë, si dhe Klaudja Borci dhe Julia Ann Sattler.

Nga ana tjetër, Apolonia ka fituar në transfertë ndaj Tirana AS, me rezultatin e thellë 0-14.

Një fitore me vlerë tre pikë për fieraket, që tregojnë kështu formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon.

Sakaq, Partizani ka marrë fitoren e radhës në kampionat, ku ka mundur me shifrat 4-1 Teutën.

Një ndeshje mjaft e mirë e të kuqeve, që shënuan dy gola në pjesën e parë të lojës me Tabakun dhe Locën ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, durrsaket ngushtuan rezultatin me Bushin.

Megjithatë, kryeqytetaset shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Kokën dhe Qosen, duke marrë kështu tre pikë dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në kampionat.

Sfida tjetër ishte ajo mes Murlanit dhe Kinostudios, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që përfundoi me barazimin 3-3.

Fillimisht ishin shkodranet ato të cilat zhbllokuan rezultatin me Vishkullin, teksa kryeqytetaset përmbysën rezultatin me golat e Lulaj dhe Torit.

Me fillimin e pjesës së dytë, Murlani gjen sërish golin me Vasën, ndërsa Ndeme do të shënonte golin e tretë për Kinostudion në minutën e 57-të.

Pak minuta para përfundimit të lojës, Vishkulli realizon golin e barazimit për Murlanin.

Me këtë barazim, skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë javë të katërt.

Renditja

Apolonia         12

Vllaznia            9

Tirana               9

Partizani            9

Atletik Club      4

Kinostudio        4

KF Skënderbeu 4

KF Murlani       4

Lushnja             3

KF Teuta           0

Tirana AS         0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco