Detyra e parë e Xavit në Barcelonë është shumë e vështirë, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me fushën

Detyra e parë e Xavit në Barcelonë është shumë e vështirë, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me fushën

15:18, 07/11/2021

Xavi tashmë është emëruar trajneri i ri i Barcelonës, ndërsa prezantimi zyrtar është planifikuar për nesër.

Megjithatë, spanjolli i famshëm ka nisur nga puna dhe detyra e parë që ka marrë është të ngrejë vetëbesimin tek lojtarët e tij, raporton Marca.

Ka disa tregues që lojtarët janë të pakënaqur, por edhe se nuk kanë besim te vetja. Philippe Coutinho refuzoi ditën e djeshme të hynte në lojë në ndeshjen kundër Celtas, ndërsa disa lojtarë të tjerë kanë vendosur gjëra të tjera përpara futbollit.

Për këtë ka folur edhe Frenkie de Jong, i cili ka thënë se lojtarëve të Barcelonës u mungon karakteri në dhomat e zhveshjes dhe pikërisht për këtë, Xavi i duhet të punojë së bashku me ekipin e tij.

Kujtojmë, Xavi sjell me vete në Barcelonë një ekip prej shtatë ekspertësh. Bëhet fjalë për Oscar Hernandez, Sergio Alegre, Ivan Torres, Carlos Nogueira, David Prats, Toni Lobo dhe Sergio Garcia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco