Cafu zgjedh ekipin favorit për të fituar Champions dhe dy anësorët më të mirë

Cafu zgjedh ekipin favorit për të fituar Champions dhe dy anësorët më të mirë

11:52, 07/11/2021

Ish-futbollisti i Brazilit dhe Milanit, Cafu, ka dhënë një intervistë për “Marca-n”, ku ka folur për sezonin aktual dhe për lojtarët që mbulojnë atë që ishte roli i tij.

Legjenda e Brazilit ka bërë edhe një parashikim për Champions League.

Mbrojtësit e krahut – “Mbrojtësi i djathtë më i mirë? Më pëlqejnë dy, Hakimi dhe Carvajal, më pas është edhe Alexander Arnold. Besoj se roli i mbrotësit të krahut ka ndryshuar tani dhe më pëlqen që dalin më shpesh në sulm. Më parë nuk e bënim kaq shumë, por tani kanë një rol shumë të rëndësishëm”.

Champions – “PSG është skuadra favorite për të fituar. Kanë lojtarë vendimtarë në çdo pozicion. Dhe i mungon akoma Sergio Ramos, që do të jetë thelbësor kur të rikuperojë”, ka thënë Cafu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco