Ancelotti: Reali luajti mirë për 80 minuta, por më pas më kapi frika

Ancelotti: Reali luajti mirë për 80 minuta, por më pas më kapi frika

10:06, 07/11/2021

Real Madrid fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos mbrëmjen e kaluar, rezultat që ka ngjitur djemtë e Carlo Ancelottit në krye të kampionatit spanjoll.

Toni Kroos dhe Karim Benzema realizuan golat e fitores në pjesën e parë, teksa miqtë, që shkurtuan rezultatin me anë të Radamel Falcaos, ishin shumë afër barazimit në minutat shtesë.

Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti analizoi për mediet suksesin e fundit të skuadrës së tij, i treti radhazi me të njëjtin rezultat.

“Pashë një Real që luajti shumë mirë për 80 minuta, krijuam shumë raste dhe mendoja se na duhej një tjetër gol për të fituar.

Goli i tretë nuk erdhi, pastaj më kapi frika në 10 minutat e fundit kur ata shënuan. Vuajtëm, Rayo luan një futboll që më pëlqen, por për 80 minuta në luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit.

Pse e zëvendësova Benzema? Karim më dukej i lodhur”, deklaron Ancelotti, i cili ka një koment edhe për Barcelonën e Xavin. “E kam të vështirë të flas për Barcelonën.

Kam respekt për atë klub dhe për Xavin, të cilit i dërgoj urimet më të mira. Ata e kanë kualitetin për ta kaluar këtë moment negativ, diçka jo e mirë për mua në aspektin personal.

Kampionati është i gjatë, gjithçka mund të ndodhë”, theksoi trajneri italian i Real Madrid, që kryeson La Liga-n me 27 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco