Alisson: ‘Topin e Artë’ e meriton Salah

Alisson: ‘Topin e Artë’ e meriton Salah

08:25, 07/11/2021

Betejë e madhe për Topin e Artë 2021.

Lufta për çmimin prestigjioz nuk ka qenë kurrë kaq e ndezur si këtë vit. Messi, Lewandowski, Jorginho dhe yje të tjerë janë në garë, mes të cilëve edhe Mohamed Salah.

Për egjiptianin e Liverpool ka folur shoku i tij i skuadrës Alisson.

“Mendoj se e meriton Salah”, ka thënë portieri për TNT Brazil.

“Për atë që ka treguar në fushë dhe jo vetëm në këtë sezon, them se e meriton trofeun. Besoj se për këtë çmim ka rëndësi edhe vazhdimësia, por është e vërtetë se ka edhe shumë futbolliste që meritojnë.

“Për shembull, Lewandowski që ka thyer shumë rekorde në sezonet e fundit.  Por edhe Salah ka thyer disa. Është nja djalë që punon shumë dhe një profesionist i madh. E meriton sigurisht Topin e Artë dhe do të jem i lumtur nëse do ta fitojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco