Pioli: Interi është favorit të fitojë Scudetton

Pioli: Interi është favorit të fitojë Scudetton

23:03, 06/11/2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se Interi është favorit për të fituar Scudetton, teksa insiston se derbi i nesërm nuk është vendimtar për garën për titull.

Kuqezinjtë janë lider në Serie A, së bashku me Napolin me pikë të barabarta.

Interi është i treti, shtatë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit dhe Partenopeit.

Pavarësisht hendekut mes dy skuadrave milaneze, Pioli beson se përballja e nesërme në San Siro nuk do të jetë vendimtare në garën për titullin e Serie A.

“Skuadra ndihet mirë, fizikisht dhe mendërisht. Jemi gati për derbin”, ka thënë Pioli.

“Ne përgatisim çdo ndeshje për ta fituar. Sezoni sapo ka filluar kështu që asnjë rezultat nuk do të jetë vendimtar për rezultatin përfundimtar. Është një lojë shumë e rëndësishme për ne dhe tifozët tanë”, ka thënë Pioli.

“Është e rëndësishme të jesh këtu dhe të kesh ambicie për ta fituar këtë ndeshje”.

Trajneri kuqezi rithekson se Nerazzurrët janë favorit për të fituar titullin këtë sezon, shkruan footballitalia.

“Interi është favorit sepse ata fituan titullin sezonin e kaluar dhe ata e dinë se çfarë duhet për të fituar”, ka thënë Pioli.

“Ne ndihemi mirë, por sezoni është i gjatë, por Interi është qartësisht shumë i fortë dhe solid.”

Zlatan Ibrahimovic pritet të startojë në sulmin e kuqezinjve me Olivier Giroud në stol.

Suedezi ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

“Zlatan është një fenomen dhe ai vazhdon ta dëshmojë këtë duke bërë gjithçka që bën”, tha Pioli.

“Ai ndihet mirë, është në formë të mirë. Ai është i motivuar, ashtu si shokët e tij të skuadrës”, përfundoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco