De Jong: Kemi harruar të luajmë në pjesën e dytë

De Jong: Kemi harruar të luajmë në pjesën e dytë

22:38, 06/11/2021

Frenkie de Jong nuk ishte aspak i lumtur pasi Barcelona barazoi kundër Celta Vigoas, pavarësisht se ishte duke fituar gjatë pjesës së parë me tre gola epërsi.

Mesfushori holandez ishte një nga lojtarët më aktivë në pjesën e dytë, por në fund nuk mjaftoi dhe Barcelona humbi dy pikë, shkruan Marca.

“Kishte mungesë karakteri”, tha De Jong teksa foli në intervistën pas ndeshjes.

“Mendoj se kemi harruar të luajmë në pjesën e dytë, kemi mbetur të bllokuar”, ka thënë De Jong.

“Ne lojtarët duhet të bëjmë më shumë. Kjo ishte një lojë e rëndësishme, kështu që dështimi për ta fituar është një goditje e madhe për ne”.

“Ne ende mund të luftojmë në La Liga sepse kemi shumë cilësi, por tashmë kemi humbur shumë pikë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco