Barcelona e bën dramë, Celta Vigo i shënon tre gola në pjesën e dytë

Barcelona e bën dramë, Celta Vigo i shënon tre gola në pjesën e dytë

18:28, 06/11/2021

Barcelona ka arritur vetëm një barazim ndaj Celta Vigos në udhëtim me rezultat 3:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në La Liga.

Ansu Fati në minutën e pestë, Busquets në të 18-tën dhe Depay në të 34-tën i dhanë katalonasve epërsinë e trefishtë dhe komoditetin e mjaftueshëm.

Por, Barcelona e humbi Ansu Fatin i cili pësoi lëndim.

Ndërsa, pjesa e dytë ishte pasqyrë krejt tjetër pasqyrë.

Filimisht Iago Aspas realizoi në minutën e 52-të, ndërsa në të 74-tën Nolito realizoi golin e dytë dhe vuri në vështirësi mysafirët.

Krejt në fund të ndeshjes, Iago Aspas barazoi gjithçka, duke ia marrë nga duart fitoren Barcelonës.

Me këtë barazim, katalonasit shkojnë në kuotën e 17 pikëve në vendin e 10, kurse Celta Vigo mbetet e 15-ta me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco