Tuchel konfirmon interesimin e Chelseat për Haalandin

Tuchel konfirmon interesimin e Chelseat për Haalandin

14:39, 20/10/2021

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Chelsea është i interesuar për Erling Haaland teksa ka shtuar se ka biseda “të rregullta” për një transferim të mundshëm për talentin e Borussia Dortmundit.

Haaland është shfaqur si një nga emrat më të nxehtë në futbollin evropian gjatë dy viteve të fundit, duke qenë i famshëm në Red Bull Salzburg para se ta çonte lojën e tij në lartësi edhe më të mëdha në Dortmund.

Norvegjezi ka shënuar 70 gola në 69 paraqitje që kur iu bashkua Dortmundit për 20 milionë euro në janar 2020, duke tërhequr vëmendjen nga një numër i klubeve kryesore, Chelsean që thuhet se është në mesin e admiruesve të tij.

Tuchel tani ka konfirmuar se Haaland iu intereson Bluve, teksa bisedimet janë të rregullat mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të yllit norvegjez.

“Ne folëm për Erling Haaland disa herë, përfshirë gjatë afatit kalimtar të fundit. Por, atëherë u duk absolutisht joreale dhe aspak e realizueshme”, ka thënë fillimisht Tuchel për SportBild.

“Ne flasim rregullisht për të, natyrisht, sepse ai është një lojtar fantastik dhe qartë figura përcaktuese në Dortmund, i cili është një rival i madh për ne në Ligën e Kampionëve”.

 

Blutë përfunduan duke nënshkruar me Romelu Lukakun nga Interi, por Tuchel nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së dy sulmuesve në fazën e sulmit.

I pyetur nëse ai mund ta shohë Haaland duke lëvizur në Stamford Bridge verën e ardhshme pavarësisht nga prania e Lukakut, ai shtoi: “Ju nënkuptoni dy në krye të sulmit me Lukaku dhe Haaland? Mund të flasim për të!”.

“Unë nuk mendoj se ne kemi qenë serioz ende për të, por le të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, përfundoi trajneri i Bluve

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco