VIDEO/ Polemika për penalltinë e PSG-së, Angers akuzon arbitrin dhe VAR

VIDEO/ Polemika për penalltinë e PSG-së, Angers akuzon arbitrin dhe VAR

10:35, 16/10/2021

Fitorja e PSG kundër Angers ka ngjallur shumë debate. Teksa Angers shpresonte që të dilte me një pikë nga “Parc des Princes”, mirëpo arbitri i sfidës, Bastien Dechepy akordoi penallti me VAR për prekje me dorë të mbrojtësit, pas goditjes me kokë të Mauro Icardit, e cila u shndërrua në gol nga Kylian Mbappe.

Pikërisht kjo penallti ka ngjallur diskutime të shumta në Francë, pasi tek klubi i Angers ndihen të vjedhur. Ata pretendojnë se Icardi ka shkaktuar faull  ndaj një prej lojtarëve të tyre në nisje të aksionit.

Mesfushori i Angers, Pierrick Capelle u shpreh se nuk e kupton se si u dha penalltia. "Ne i pamë imazhet, por me sa duket, jo imazhet e duhura, nuk është e drejtë, kemi nevojë për ndershmëri dhe saktësi. Humbje të tilla janë shumë zhgënjyese. Gjërat nuk duhet të ndryshojnë sepse po luan një ekip iu vogël kundër një të madhi. Fatkeqësisht sot po largohemi pa asgjë ” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco