Kërkon një format të ri, Arabia Saudite ofron 200 milionë euro për Superkupën e Italisë

Kërkon një format të ri, Arabia Saudite ofron 200 milionë euro për Superkupën e Italisë

15:35, 15/10/2021

Arabia Saudite po “vë bast” gjithnjë e më fort mbi Serie A dhe është gati të investojë shuma të mëdha parash për të siguruar produktin e futbollit italian. Sipas raporteve nga “Milano Finanza’, arabët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 200 milionë euro për rinovimin e 3+3 viteve të marrëveshjes për Superkupën e Italisë. Një marrëveshje që tejkalon shumën aktuale, e parashikuar për 20 milionë euro, plus bonuse për tri vite.

Oferta është e lidhur me një ndryshim në formatin e kompeticionit, që për momentin e diskuton trofeun mes kampionit të Serie A dhe fituesit të Kupës së Italisë. Sauditët duan, në fakt, të zgjerojnë numrin e ndeshjeve, duke organizuar një mini-turne që përfshin gjithashtu nënkampionët, si në kampionat, ashtu edhe në kupën kombëtare.

Një “Final Four” me gjysmëfinale dhe finale, në modelin e Spanjës, i cili mund të bëhet realitet qysh në sezonin 2022-2023, kur Superkupa e Italisë do të marrë emrin e “EA Sports Supercup”. Futboll bota 10/15/21, 3:33 PM Telesport https://telesport.al/arabia-saudite-ofron-200-milione-per-superkupen-e-italise-kerkohet-format-i-ri-me-4-klube/ 2/3 Vendimi përfundimtar i takon Lega Serie A, e cila në javët e ardhshme do ta analizojë projektin dhe do të zgjedhë, duke marrë parasysh aspektin gjeopolitik që lidh propozimin e Arabisë Saudite me marrëveshjet e nënshkruara me BeIN Sport, një transmetues televiziv në Katar.

Nënshkrimi me rrjetin televiziv nga Katari i pati komprometuar marrëdhëniet me sauditët, por klima më e qetë në javët e fundit mund të favorizojë marrëveshjen e dyfishtë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco