Gazeta zvicerane raporton se Alex Frei mund të jetë trajner i Kosovës

Gazeta zvicerane raporton se Alex Frei mund të jetë trajner i Kosovës

15:16, 15/10/2021

“Sipas informacioneve tona, Alex Frei është trajneri i preferuar për të zënë vendin e Bernard Challandes në krye të ekipit të Kosovës”, kështu shkruan gazeta zvicerane “Blick”.

Në artikullin e publikuar gjatë ditës së premte, prestigjiozja zvicerane shkruan se ish-sulmuesi i kombëtares së Zvicrës është një kandidat kryesor për të qenë trajner i Kosovës.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili aktualisht gjendet në Zvicër, sipas tyre është duke negociuar me trajnerin 42-vjeçar.

Sipas burimeve të Albanian Post, i pari i FFK-së gjendet në Zvicër, i cili ka takuar futbollistë të rinj nga Kosova, të cilët janë duke zhvilluar një kamp stërvitor në qytetin e Wil-it.

Kujtojmë që Frei aktualisht është trajner i skuadrës së Wil-it, e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Në karrierën e tij si futbollist, ai ka luajtur në skuadra të njohura si: Borussia Dortmund, Rennes, Basel, Luzern, etj.

Derisa ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Zvicrës në 84 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar 42 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco