Klopp fort i zemëruar me rregullat e karantinës në Britani

Klopp fort i zemëruar me rregullat e karantinës në Britani

15:02, 15/10/2021

Bosi i Liverpool FC që nuk e ka të vështirë të flasë për gjërat që nuk pajtohet sot e ja dha një goditje rregulloreve për karantinën e udhëtarëve që hyjnë në Britani, pasi dy futbollistët brazilianë të skuadrës nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Watford, transmeton Gazeta Metro.


Herr Klopp doli drejt e në temë kur u pyet rreth situatës së dy futbollistëve brazilian Fabinho dhe Allsion Becker.. Pa gajle fare se mund të keqkuptohet shpjegoi si kjo rregullore nuk ka kuptim sipas tij. Vështirë të mos ketë mirëkuptim për Klopp dhe Liverpool pasi janë dy futbollistë kyç në skuadër. Edhe rregullat nuk është se janë aq të arsyeshme.

“Ne nda u desh të zgjidhim këto çështjet a karantinës dhe vendimi ishte që djemtë nuk do të vijnë këtu, do të shkojnë Madrid direkt, të na presin atje, shpresojmë se do të jenë të gatshëm të paraqiten kundër Atletico, pastaj do të kthehen pak më vonë se ne, në procedurën e rregullt” tha trajneri i “the Reds”.

Ai shtoi ankesën e tij këtu se këto rregulla nuk kanë fort kuptim e që duhen zgjidhur, e një zgjidhje nuk është ofruar ende.

“Është e qartë se ata mund të fluturonin në Angli por me gjithë këto gjërat e karantinës do të duhej të izoloheshin nga familjet e tyre për dhjetë ditë. Ali ka tre fëmijë, shkoi të luaj me kombëtaren dhe pastaj dhjetë ditë izolim me të njëjtat budallallëqe përsëri…na duhet zgjidhje për këtë dhe ato nuk janë bërë ende”.

Si ja dolën zgjidhjes jo fort të kënaqshme për Liverpool e shpjegoi Klopp pasi të dy futbollistët kanë kaluar 4 ditë në Brazil, një shtet që nuk është në listën e të ndaluarave, pastaj do të qëndrojnë në Spanjë, me të njëjtin status dhe kështu bëhen dhjetë ditë pa hyrë në karantinë në Britani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco