Messi shfryn ndaj gjyqtarit brazilian: E bën me qëllim

Messi shfryn ndaj gjyqtarit brazilian: E bën me qëllim

14:39, 15/10/2021

“Derbi” amerikano-jugor mes Argjentinës dhe Brazilit nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë. Edhe kur dy përfaqësueset më të rëndësishme të kontinentit nuk matin forcat në fushë, sërish gjendet një shkak për të ndezur gjakrat. Këtë herë është Leo Messi ai që ndez polemikat, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Perusë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Edhe pse bardhekaltrit morën fitoren me gol të Lautaro Martinezit, 6 herë fituesi i Topit të artë nuk ka mbetur i kënaqur. Irritimin “yllit” të Barcelonës nuk ia ka shkaktuar kundërshtari, por gjyqtari kryesor brazilian, Wilton Sampaio.

“Ishte ndeshje e vështirë për t’u luajtur. Kishte shumë erë dhe kundërshtari po linte shumë pak hapësira,” - shkroi Messi në mediat sociale në fund të ndeshjes kundër Perusë – “Por në çdo rast janë 3 pikë të rëndësishme, që na afrojnë me objektivin”. “Pleshti” me pas shpërthen ndaj gjyqtarin:

“Gjyqtari bën të njëjtën gjë sa herë që gjykon ndeshjet tona, duket se e bën me qëllim”.

Është hera e pestë që Sampaio gjykon takimet e Argjentinës dhe në këto ndeshje Messi me shokë kanë triumfuar tri herë dhe dy ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Sigurisht që nuk konsiderohet bilanc negativ, por nuk është herë e parë që Messi ka ankesë për këtë gjyqtar. “Loja u vështirësua dhe ishte gjyqtari që e bëri këtë” pat deklaruar “Pleshti” pas çerekfinales së Kupës së Amerikës, kundër Ekuadorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco