‘Markoi sulmuesin më të mirë në botë’, Reja këshillon Mourinho-n: Është pjekur, mund të...

‘Markoi sulmuesin më të mirë në botë’, Reja këshillon Mourinho-n: Është pjekur, mund të...

14:34, 15/10/2021

Marash Kumbulla zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Polonisë në “Air Albania”. Pavarësisht humbjes 0-1 (goli jo për faj të tij) mbrojtësi kuqezi tregoi dhe njëherë tjetër se është një mur i pakalueshëm duke qenë lojtari më i mirë në fushë për Kombëtaren tonë.

Djaloshi nga Malësia e Madhe “futi në xhep” sulmuesin më të mirë të polakëve, Robert Lewandowski, duke e bërë të dukej një lojtar krejt normal dhe jo një “yll” Europian.

Në Kombëtaren shqiptare, Kumbulla është titullar i padiskuteshëm, mirëpo nuk ndodh e njëjta gjë tek Roma, pasi Mourinho preferon aktivizimin e Mancinit, Smalling dhe Ibanez.

Kumbulla kthehet në Romë me statistika mbresëlënëse dhe sigurisht kërkon diçka më shumë edhe nga Mourinho, jo vetëm aktivizimin në Conference League. Edhe drejtuesit e klubit presin diçka më shumë pasi në verë investuan afro 16 milionë euro për mbrojtësin shqiptar.

Në krahë të Kumbullës del edhe një herë trajneri Edi Reja, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport”, këshillon Mourinhon të ketë në konsideratë Kumbullën pas paraqitjeve të tij të fundit me përfaqësuesen: “Markoi qendërsulmuesin më të fortë në botë me një maturi impresionuese. Nuk vuajti aspak përballë Lewandowskit, përkundrazi vuajti Leva. Nuk e ka problem të përballet me sulmues të fortë fizikisht, nuk ka frikë nga përballjet.

Me mua luan në mbrojtje me tre, e bënte edhe me Fonseca por në përfaqësuese luan shpesh si qendër në mbrojtjen me tre. Ai po maturohet shumë, edhe në mënyrën se si e lexon lojën. Nga ajo që shoh unë, Kumbulla mund të përshtatet shumë lehtësisht edhe në mbrojtjen me katër, pasi aty mbrapa ai di të bëjë çdo gjë. Ka pasur probleme me COVID-19, më pas u dëmtua, por me ne ka luajtur çdo ndeshje gjithnjë e më mirë”, u shpreh Edi Reja për “Corriere dello Sport”.

Në pritje për tu rikthyer sërish me Kombëtaren, Kumbulla kthen vështrimin nga Roma, aty ku sigurisht nuk do ti kërkojë Mourinhos më shumë minuta por do të përpiqet ta bind për ta pasur më shumë hapësira.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco