Tjetër tradhti ndaj Milanit, Romagnoli mendon kalimin te Juventusi

Tjetër tradhti ndaj Milanit, Romagnoli mendon kalimin te Juventusi

12:44, 15/10/2021

Gjiganti italian po mendon të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Juventusi është tejet e interesuar në transferimin e futbollistit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Romagnoli është në vitin e fundi të kontratës me Rossonerët, andaj mund të largohet në fund të edicionit si futbollistë i lirë.

Italiani aktualisht përfiton gjashtë milionë euro në sezon, drejtuesit e Milanit i kanë ofruar atij rinovimin e marrëveshjes me përgjysmim të pagës, dhe një gjë të tillë Romagnoli duket se nuk do ta pranojë.

“Zonja e Vjetër”, ka raporte të shkëlqyera me agjentin e mbrojtësit, Mino Raiola dhe do të bëj prioritet transferimin e tij verën e ardhshme.

Ndërkohë nga ‘Bianconerët’ me ardhjen e mundshme të Romagnolit mund të largohet Mathijs de Ligt.

De Ligt ka një klauzolë largimi prej 150 milionë euro, dhe Juve tashmë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij i cili me shumë gjasa do të jetë Romagnoli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco