Lampard bëhet favoriti kryesor për stolin e Newcastle

Lampard bëhet favoriti kryesor për stolin e Newcastle

22:24, 14/10/2021

Është Frank Lampard në pole-position për të marrë drejtimin e Newcastle United.

Ish-trajneri i Chelsea-t është objektivi i parë i pronarëve të rinj arabë të cilët shikojnë edhe te Antonio Conte një alternativë shumë të vlefshme.

Steve Bruce i ka të numëruara ditët në stolin e qymyrxhinjve dhe sipas bookmakers-ave anglezë Lampard ka koeficientin më të ulët, vetëm 2,5, për t’u ulur në stolin e Newcastle.

Pas tij vjen trajneri aktual i Leicester Brendan Rodgers i ndjekur nga Antonio Conte me koeficient 5.

Në listë janë edhe emrat e Roberto Martinez, Steven Gerard, Eddie Howe dhe Graham Potter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco