Humbi ndeshjen me Poloninë prej Covid-19, reagon Gjasula: Nuk mund ta besoj se...

Humbi ndeshjen me Poloninë prej Covid-19, reagon Gjasula: Nuk mund ta besoj se...

15:37, 12/10/2021

Pritej të ishte në fushë si titullar ndaj Polonisë,  por Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja.

Mesfushori kuqezi është ndalur në mënyrë të papritur nga COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në testet që i janë kryer ekipit si zakonisht para ndeshjes.

Futbollisti është izoluar, duke humbur kështu mundësinë për të qenë në një ndeshje historike për Shqipërinë.

Pak çaste më parë ka reaguar edhe vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se ende nuk e beson se nuk do të jetë me çunat në fushë për këtë takim.

“Nuk e besoj dot që prej Covidit nuk do të jem me çunat sot në fushë.”

Një mbështetje për shokët e Kombëtares nuk mund të mungonte: “Jemi të gjithë me ju,” u shpreh Gjasula.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco